Aktuale

Rama: I gatshëm të ulem në çdo moment në tryezën e propozuar nga Meta

Pas dy ambasadorëve, Lu dhe Vlahutin, përgjigje pozitive kreut të Kuvendit i ka kthyer edhe kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan në Facebook se është i gatshëm të ulet në çdo moment në një tryezë të propozuar nga Meta për të diskutuar për reformën në drejtësi.

“I gatshëm të ulem në çdo moment në tryezën e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy me sy për Reformën në Drejtësi deri ne 21korrik ia vlen”, ka shkruar Rama.