Aktuale

Rama i ftuar nderi i Bajernit të Mynihut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë sot një ftesë të veçantë për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit gjerman.

“Edhe pse jo “bajernist”, kam privilegjin të jem sonte i ftuar nderi i Bajernit te Mynihut. Faleminderit për respektin Karl-Heinz Rummenige!”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë që tani është duke u luajtur ndeshja ndërmjet Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, ku Bayern Munich është duke fituar 2 – 1, transmeton KosovaPress.