Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Beograd ku së bashku me homolugun i tij serb Aleksandër Vuçiç po debatojnë në forumin “Stabiliteti i Europës Juglindore”.
Biseda u fokusua tek integrimi i vendeve, ku kryeministri serb Aleksandër Vuçiç theksoi se nëse BE nuk e pranon Serbinë, atëherë zgjedhja mbetet Rusia. Por kryeministri shqiptar e ka këshilluar se dashuria e madhe dhe e vetme për vendet e Ballkanit, është një dhe e vetme, Perëndimi.
“Lidhur me BE dhe situata mendoj se ne në Ballkan do të jemi të qartë për një pikë të thjeshtë. Procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku sepse disa njerëz e presin këtë nga ne por është rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona për të ndjerë hapësirën e boshllëkun mes të ardhmes veç përmes integrimit në BE. Është më i rëndësishëm procesi sesa anëtarësimi sepse mendoj se ndërtojmë shtetin që nuk e kemi pasur më parë. Duket si një mallkim ballkanik sepse Europa ka qenë në një formë të mirë kur ishim rrëmujë dhe sot kur përpiqemi të jemi më mirë ata janë bërë rrëmujë. Nuk dua që të shkoj më tej me këtë sepse e di që kjo në një farë mënyre do të shkaktonte dhimbje në plagë dhe sa i përket reformës në drejtësi, kemi zbarkuar në një proces që ka qenë i paimagjinueshëm dhe sot kemi kaluar një reformë kushtetuese në një paketë legjislative që janë radikale që çdo kush është i qartë në një gjë që kurrë s’do ishte e mundur pa mekanizmin e integrimit në BE.
Dëshiroj ta përfundoj duke thënë se njerëzit mund të ndihen në mënyrë të ndryshme për SHBA, Bruksel e Moskë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk ka mekanizëm tjetër për të na lejuar që të dalim nga rruga e një historie jo shumë bujare e për t’u bërë moderne e për të jetuar në epokën tonë pastaj për tu bërë anëtarë. Kjo është diçka që nuk mund ta parashikojmë por në fund ajo që ka rëndësi është se ne duhet të jemi modern dhe të dalim nga mënyrat fëminore për të qenë peng i së kaluarës.
Angela Merkel do të jetë sërish kancelarë, ndërsa Donald Trump nuk do të jetë president i SHBA-ve, ky është mendimi im”, tha Rama.