Pavarësisht se ende nuk ka marrë mandatin e tij të dytë në krye tq qeverisë, kryeministri Rama ka folur në lidhje me largimin e tij nga politika.
I ftuar në emisionin “Top Story” Rama është shprehur se në politikë jeton falë energjive, dhe në momentin kur ato do të shterojnë, ati do të vendosë të largohet. Por kryeministri është egoist dhe tregon se largimin do ta krijojë vetë, dhe jo kur të tjerët t’I thonë “na erdhe në majë të hundës”.
Sokol Balla: Gjatë fushatës folët për timonin dhe tepsinë dhe u duk se me zgjuarsi sikur po u kërkonit shqiptarëve që të jepnin një mandat të parë. Në intervistat tuaja keni folur për një jetë të tretë, një jetë të tretë, apo mandat të tretë?
Edi Rama: Nuk ka nisur akoma i dyti, i treti është shumë larg. Kjo është një çështje që unë s’e jetoj politikën veçse për mundësinë e jashtëzakonshme për të lënë gjurmë.
Të tjerat janë gjëra dytësore. Në këtë aspekt besoj që arsyeja pse kam përçuar këtë energji vjen, sepse e kam brenda këtë energji.
Kur mos të ndjej këtë energji që do më mungojë, nuk ka nevojë fare që të më thotë dikush tjetër, pasi vetëvetiu nuk është jeta që unë jetoj. Kështu që është e kotë që të flasim për këtë.
Do ja dal, pasi në momentin kur të largohem, do të largohem kur të vendos unë, dhe jo kur të thonë njerëzit jo se ‘na erdhe në majë të hundës’-tha Rama.