Aktuale

Rama: Dita e zgjedhjeve është dita kur vendos populli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar sot lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit, se dita e zgjedhjeve është dita kur vendos populli, dhe partitë nuk kanë asnjë të drejtë të diskutojnë këtë, ashtu siç kanë të drejtë të hyjnë ose jo në zgjedhje.

Në lidhje me deklaratën e sotme të kreut të LSI, Ilir Meta, i cili u shpreh se pluralizmi ka ardhur që në vitet e 90ta, Rama u përgjigj se, “unë e nënshkruaj këtë deklaratë njësoj sikur ta kem thënë vetë”.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjegjësi për qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, Rama tha se nuk e çon ai vendin në zgjedhje. “Vendosin vetë partitë politike të marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Nuk ka lidhje me mua apo qeverinë”.