Aktuale

Rama: 25 qershori, hera e fundit që emigrantët nuk mund të votojnë nga aty ku ndodhen

Sfida e qeverisë shqiptare për votimin e emigranteve nga vendi ku ata jetojnë, pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri, ishte në qendër të komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama, që këtë javë u realizua gjatë vizitës së tij në Qarkun e Elbasanit, ku ai ndodhej të dielën.

Kreu i qeverisë i premtoi emigrantëve se kjo është hera e fundit që ata nuk mund të votojnë nga aty ku ndodhen, pasi qeveria, tha ai, ka nisur një punë kolosale për të regjistruar të gjithë shqiptarët jashtë vendit, për të cilët në një çerek shekulli nuk i numëroi kush dhe nuk i deshi kush në zgjedhje. “Pa ju Shqipëria nuk do t’i kishte mbijetuar dot rrënimit ekonomik e social në vitet e panumërta të tranzicionit. Shqipëria nuk do të kishte të ardhme dhe nuk do të ishte pasuruar me suksese të panumërta njerëzish si ju, që u bëtë qytetarë të respektuar në vende të ndryshme të botës”, tha ndër të tjera Rama.

Gjate takimeve ne Elbasan kryeministri u takua me banorë Peqinit te cilëve ju deklaroi se nuk i kemi bërë të gjitha sa premtuam, por kemi dhënë prova që mund t’i bëjmë.

“Unë e di që ka akoma më shumë për të bërë, por në 44 muaj nuk mund të bëhet gjithçka që nuk u bë në nje çerek shekulli. Do të kishim dashur të bënim shumë më tepër, kemi bërë sa kemi mundur, ama ju kemi dhënë provën që me votën tuaj keni pasur në krye një shërbëtor që bën çmos që ju të keni më shumë dhe që të bëjmë më shume na duhet të vazhdojmë me Partinë Socialiste të Shqipërisë”, deklaroi Rama.

Ndersa nga zona e Paperit, Rama ju kërkoi të gjithëve votat për ta pasur timonin e qeverisë i vetëm, pa u dashur të ketë parti të tjera në prehër.

“Në vitin 2013 kemi marrë një votë për të bërë reformat që kemi bërë dhe për të bashkëqeverisur. Tani duam një votë për të qeverisur për të gjithë së bashku. Ndaj, duam më shumë fuqi dhe dua të më ndihmoni më shumë më votë, në mënyrë që ta mbajmë timonin e reformave pa mbajtur të tjerë në prehër, pa rrip sigurimi”, theksoi Rama.

Gjatë vizitës në Qarkun e Elbasanit, kryeministri Rama vizitoi fabrikën më të madhe të përpunimit të peshkut dhe të frutave të detit në vend, “Rozafa”, në Labinot të Elbasanit. Kjo sipërmarrje, një prej investimeve më të rëndësishme në këtë qytet, është model për punësimin dhe trajtimin e punonjësve, me kushte pune të standardeve europiane. Rama tha se çdo sipërmarrje ofron vazhdimisht vende të reja pune, por duhet të zhvillohen profesionet dhe motivohet dëshira për t’i përvetësuar ato. “Ideja e të jetuarit me ndihmë ekonomike është e njohur botërisht që i paralizon njerëzit. Prandaj ata duhen nxitur më shumë. Unë e di që të gjithë ata që e shohin Shqipërinë nga televizioni dhe që rrinë në kafe gjithë ditën, sa herë dëgjojnë për punësim thonë “ku ka punë këtu?” Por të gjitha ndërmarrjet, p.sh., nga Zogu i Zi deri në Durrës kanë vende të lira pune. Problemi është që duan njerëz që tà « kenë zanat ose gatishmërinë që të marrin një zanat.”

Në nisje te Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama shtroi një iftar për besimtarët myslimanë në qytetin e Elbasanit. “Është një privilegj të marrësh pjesë në një iftar, moment shëlbues për të gjithë, bashkimi dhe vëllazërimi në një nga krahinat që tutje tëhu në kohëra e sot e gjithë ditën ka mishëruar për shqiptarët e çdo feje dhe filozofie realitetin, jo utopinë e të jetuarit nën një strehë e të takuarit në një çardak dhe ndarjes së bukës në një sofër dhe me gjithë zemër”, tha mes te tjerash kryeministri.