Lista Srpska për postin e kryetarit të Mitrovicës jugore planifikon ta kandidojë kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiqin. Në garë për kryetar është edhe Oliver Ivanoviq, transmeton Koha.net.
Rakiq ka thënë se zgjedhjet e kaluara parlamentare kanë treguar se serbët në Kosovë më së shumti i besojnë Listës Srpska.
“Të gjitha vendimet i marrim në konsultime me Beogradin, e para së gjithash me popullin tonë”, citon Tanjug të ketë thënë ai.