Aktuale

Rakiq konfirmon nisjen e punimeve të sheshit në veri

Kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës Goran Rakiq konfirmoi për fillimin e punimeve në sheshin “Mbreti Petar” në pjesën veriore.

Ndërsa puna për të hequr mbeturinat te muri i rrënuar të dielën,  nuk ka filluar ende pasi që sipas Rakiqit është duke e pritur një ekip nga Ministria e Mjedisit për të monituar në detaje këto punime.

 

Muri që  në dhjetor ishte ngritur vetëm disa metra matanë urës së lumit Ibër u rrënua të dielën pas një marrëveshje në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të veriut të Mitrovicës Goran Rakiq.

 

Ndërtimin e këtij muri, Qeveria  e kishte quajtur të jashtëligjshëm ndërsa Kuvendi për rrënimin e tij kishte miratuar edhe një Rezolutë./KosovaPress/