Rajon & Botë

Raketa që goditi MH17, erdhi nga Rusia

Prokurorët ndërkombëtarë të cilët po hetojnë rrëzimin e avionit MH17 mbi pjesën lindore të Ukrainës në vitin 2014, thonë se raketa që goditi aeroplanin u lëshua nga territori i kontrolluar nga rebelët prorusë.

Ata thanë se lëshimi i raketës u bë në Ukrainë nga Rusia, transmeton KosovaPress.

298 pasagjerët në bordin e Boeing 777 vdiqën, të cilët po udhëtonin nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Të afërmit i thanë BBC-së se prokurorët u thanë atyre se do të hetojnë rreth 100 persona rreth  këtij incident.

“Na thanë se ata erdhën deri në këto dëshmi përmes çezmave të telefonit, fotografitë, materialet filmike e video,” i tha BBC-së, Robby Oehlee, mbesa e të cilit u vra në aksident.