Aktuale

Rahovec: Humb jetën derisa po pastronte ‘kombajin’

Një person ka humbur jetën në Rahovec të komunës së Gjakovës si pasojë e kontaktit me energji elektrike.

“Viktima mashkull derisa kishte qenë duke e bërë pastrimin e mjetit bujqësor, kombajit, dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me energji elektrike në aparatin e larjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në emergjencën e spitalit në Gjakovë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Indeksonline.

Ndrysh eme urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për varrim. /Indeksonline/