Doganat e Kosovës, janë burim kryesor i arkës së shtetit. Këtë vit dogana ka tejkaluar për 22 milionë euro parashikimet buxhetorë të projektuara në buxhetin e këtij viti. Por viti 2017 mbetet një sfidë për të arritur projeksionin që tashmë Qeveria e ka vendosur në draft buxhetin e vitit 2017. Doganat duhet të inkasoj hiq më pak se 1 miliardë e 100 milionë euro.
Drejtori i doganës, Lulzim Rafuna, në një intervistë për KosovaPress, tha se arsyeja që dogana do të ketë një sfidë për të arrit projeksion që ende është draft, është hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizm Asoocim (MSA). Pasi me këtë marrëveshje shumë mallra do të jenë të liruara nga pagesa e taksës doganore nga 9 në 8 përqind, ndërsa, pajisjet e IT-së do të lirohen nga taksat doganore. Ai tha se ka mundësi që këto të hyra të kompensohen në përqendrimin e objektivit të ekonomisë in formale.
Rahuna ka treguar se vitin që vjen përveç lirimeve të mallrave me MSA-në, do të ballafaqohen edhe me lirime për disa mallra të tjera që do të lirohen nga TVSH-ja, por ai thotë se do të mobilizohen që të arrijnë projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm.
“Vitin e ardhshëm parashihet që dogana të inkasoj 1 miliard e 100 milionë euro, ndërsa këtë vit kishim 1 miliard e 40 milionë euro….Janë edhe këto politikat e reja fiskale që vinë. Mirëpo përkundër gjitha këtyre lirimeve, Doganës së Kosovës i është ngrit parashikimi ose projeksioni për vitin e ardhshëm . Viti ardhshëm do të jetë shumë sfidues, sepse dogana për herë të parë në këtë vit e tejkalon 1 miliard euro, ose nëse vazhdon me ketë trend siç është sot, siç jemi, unë jam shumë pozitiv që do ta kalojmë edhe projeksionin siç jemi duke e kaluar edhe tani projeksionin e parapare për vitin 2016. Mirëpo për vitin 2017, neve na duhet që të organizohemi, që të inkasojmë ato të hyra të cilat janë parapa me ligjin e buxhetit për vitin 2017 “, tha Rafuna.
Ai ka treguar edhe arsyet në detaje të cilat tregojnë se ndikimi i MSA do të bëjë të veten.
“Tani në qoftë se e shohim në draft buxhetin për arsye se ende nuk eshë aprovuar, është në diskutim e sipër, atëherë në vitin 2017 është rritur parashikimi prapë për Doganën e Kosovës duke mos marrë për bazë lirimet që mund të ndodhin nga MSA, për arsye se që nga 1 prilli e deri më sot MSA nuk na ka mundësuar ose mallrat janë liruar nga tatimi doganor që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian në vlerën prej 13 milionë eurove, flasim për 5 muaj. Në vitin e ardhshëm parashihet që ky lirim të jetë më i thellë për arsye se normat tatimore të cilat janë sot 9 përqind vitin e ardhshëm do të jenë 8 përqind, ndërsa, normat të cilat janë 8 përqind këtë vit, vitin e ardhshëm do të jenë 6 përqind, do të zgjerohet gama e mallrave që do të shkoj me tatimin doganor 0 përqind. Për këtë arsye sipas parashikimit tim personal, ne do ta arrijmë vlerën e lirimeve 40 deri në 50 milionë euro, varësisht nga vëllimi i mallit do të inkasojmë më pak vitin e ardhshëm si rezultat i MSA.”, tha Rafuna.
Sipas tij, Dogana këtë vit ka arrit të inkasojnë përtej projeksioneve dhe vitit paraprak.
“Sipas ligjit mbi projeksionin e buxhetit e vitit 2016 i cili ka qenë 1 miliard e 40 milionë euro faktikisht deri ne fund të vitit që duhet mi mbledh dogana . Në bazë të këtij ligji Dogana e Kosovës ka qenë e obliguar që të inkasoj 90 milionë euro më shumë se sa periudha e vitit të kaluar. Ne qysh tani kemi inkasua më shumë se 90 milionë euro që jemi 93 milionë euro më shumë sesa periudhën e vitit të kaluar dhe kjo nënkupton se qysh tani kemi plotësua parashikimet të cilin na është vendosur me ligjin e buxhetit të vitit 2016. Deri më tani Dogana e Kosovës ka inkasua 792 milionë euro”, tha Rafuna.
Ai po ashtu tha se këto tre vitet e fundit, Dogana me reforma të brendshme ka arritur këto shifra që sot janë. Ai ka thënë po ashtu se vetëm nga lufta e evazionit fiskal kanë realizuar të hyra rreth 80 milionë euro më shumë se vitin paraprak.
“Dogana e Kosovës është duke tregu një trend të rritjes dhe mbledhjes së të hyrave kjo ka ardhur falë gjitha reformave brenda Doganës, qysh në fillim të vitit 2014. E theksoj në fillim të vitit 2014 për arsye se ka qenë vit në të cilin ne kemi bërë reforma të thellë rrënjësore për të funksionuar Dogana e Kosovës për një qasje të re dhe kjo ka sjellë fryte dhe na ka sjellë këta numra që i kemi…Sipas të dhënave tona, 80 milionë euro është shuma që është mbledhur duke e luftua kontrabandën, evazionin fiskal në kuptim vlerës së origjinës”, tha Rafuna.
Ndërsa sa i përket bashkimit Doganë-Administratë Tatimore të Kosovës, Rafuna tha se kjo varet krejtësisht prej kabinetit të ministrit të Financave dhe grupeve teknike se kur do të vendoset bashkimi i dy institucioneve./KP