SHBA-të kanë publikuar listën e personave, ndaj të cilëve janë vënë sanksione, të cilët janë angazhuar në trafikun e drogës, mes të cilëve është edhe kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit të Meksikës, Rafael Marquez.
22 meksikanë janë sanksionuar për pjesëmarrje në trafikun e drogës, bëri të ditur sot Thesari amerikan, raporton AFP.
“Këta persona janë pjesëmarrës në trafikun e drogës, ndërkohë që qytetarë amerikanë do të ndiqen për bashkëpunim në tregti me ta”, theksonte njoftimin e Thesarit amerikan./KosovaPress/