Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas është i përqendruar kryesisht në Komunën e Ferizajt dhe Fushë Kosovës. Në të dyja qytetet ky komunitet ndihet i diskriminuar për shkak të mungesës së investimeve komunale. Pavarësisht premtimeve në lagjet e tyre nuk është përmirësuar infrastruktura.
Mungesa e rrugës, kanalizimit, ujit dhe ndriçimit publik janë probleme të përhershme të lagjes Sallahane të Ferizajt.
“Kjo rruga e jonë katastrofë është. Jemi në qytet e kjo pa shtru, marri e madhe. Premtime boll por rrugë jo”, tha një banor për KTV’në.
Krejt çka ka bërë komuna për ta janë disa projekte për shtrimin e kubëzave në disa rrugica që kanë mbetur vetën në letër pa gjetur zbatim.
Këto komunitete gjendjen e njëjtë kanë kudo që jetojnë. Në Fushë Kosovë ankohen për diskriminim në nivelin lokal sepse në lagjen e tyre nuk është investuar asnjë cent.
Zyrtarë të Komunës thonë se nuk ka vend për ankesa të këtyre komuniteteve.
Përveç mungesës së infrastrukturës këto komunitete nuk e kanë të zgjidhur as çështjen e banimit.