Aktuale

Qytetarit të Prishtinës i grabitet makina

Një person është arrestuar ditën që e lamë pas pasi i njëjti i kishte grabitur me forcë makinën viktimës mashkull.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Hamez Jashari në Prishtinë gjatë orëve të mbasditës.

Kjo bëhet e ditur në raportin e policisë ku thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit.