Aktuale

Qytetari i heq flamujt partiak nga objekti i tij privat

Një qytetar i Drenasit është detyruar që t’i heq flamujt me simbole partiake të cilët i kishte vendosur në një objekt hotelier.

Ismet Kryeziu nga DnV, ka bërë të fitur se në afërsi të shkollës Poklek ku edhe po zhvillohen votimet flamujt partikak po e pengonin procesin e rregullt të zgjedhjeve.

“Pas vizites qe i kemi bere shkolles ne Poklek. Ne afersi te qendres se votimit ku ishin te vendosur flamuj partiak, per shkak te perimetrit te kontestuar, pronari i objektit hotelier i ka larguar simbolet partiake nga objekti i tij afarsit”, ka shkruar Kryeziu.