Brenda një ditë raportohet për tre raste kur zyrtarët policorë pengohen në kryerjen e detyrës.
Derisa në Gjilan e Suharekë policët vetëm u kërcënuan dhe u penguan, në Rahovec policët u sulmuan nga dy persona.
Të dy këta siç njofton Policia e Kosovës janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajte.
“Rahovec 01.08.2019, 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/ Shqiptar pasi që të njëjtit gjatë një pike kontrolli kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Dy zyrtarë policorë tjerë në Suharekë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare janë kanosur. Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 31.07.2019 – 23:45. I dyshuari mashkull K-Shqiptar ka kanosur dy zyrtar policor të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E në Gjilan policët derisa ishin duke shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik janë penguar nga shoferi. Me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 01.08.2019-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas shqiptimit te një gjobe për kundërvajtje ne trafik ka penguar zyrtaret policor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, tregohet në njoftimin e Policisë.