Kanë filluar të tallen keq me kryetarin e Prishtinës.
Mëngjesin e sotëm nëpër rrugët e kryeqytetit u panë disa grafite që lidhen me një foto që u publikua ditë më parë, te shihej Shpend Ahmeti në një jaht luksoze në qytetin e Budvas.
Me shkronja të mëdha dikush është kujdesur që ta pyes kryetarin se me çfarë lloji derivatesh ishte e mbushur jahti, transmeton Gazeta Express.
“Jahti, me naftë a me benzinë” ishte pyetja për Shpend Ahmetin.
Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametro publikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez.
Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë.
Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli.