Bosnja dhe Hercegovina sot mban zgjedhjet lokale, në të cilat banorët e kësaj republike ish-jugosllave duhet t’i zgjedhin autoritetet qytetare dhe komunale për katër vitet e ardhshme.
Siç njoftoi Fena, në votimin e sotwm duhet të zgjedhën 74 këshilla komunale, katër këshilla të qytetit, 131 shefa komunalë dhe 10 prefektë të Federatës Bosnjë e Hercegovinë, 57 asamble komunale dhe gjashtë asamble qytetare në Republikën Sërpska.
Zgjedhje nuk do të mbahen vetëm në Mostar, për shkak se Gjykata kushtetuese e BeH-së që në vitin 2010 i ka shfuqizuar dispozitat nga Ligji zgjedhor, të cilat kanë të bëjnë me këtë qytet. Herën e fundit zgjedhje lokale në Mostar janë mbajtur në vitin 2008.
Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 102 parti politike, 103 koalicione, 171 kandidatë të pavarur dhe 69 lista e pavarura të kandidatëve.