Aktuale

Qytetarët duan kompensimin e dëmeve të luftës (Video)

Drejtuesit e Organizatës joqeveritare “Ngritja e Zërit” me shumë qytetarë nga Skenderaj kanë ardhur në Prishtinë për të protestuar para objektit të Qeverisë.

Qytetarët që përfaqësojnë më të dëmtuarit e luftës, nga Qeveria u kërkua që të gjejë mënyra për kompensimin e dëmeve materiale.

Një nga qytetarët tha se pa zgjidhjen e kësaj çështje, në Kosovë nuk do të ketë qetësi.

Në këtë tubim përfaqësuesit e organizatës u ankuan edhe për kushtet e vështira në të cilat veprojnë dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.

Para se marshonin drejt qeverisë, protestuesit qëndruan edhe para Gjykatës Kushtetuese.

Edhe aty, ata kërkuan që  për dëmet dhe viktimat e luftës të vendosë gjyqësori kosovar dhe të mos i refuzojnë paditë dhe ankesat e kosovarëve që pësuan në luftën e para 17 viteve.