Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka deklaruar se mocioni nuk është i opozitës por i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, të cilët e bëjnë të vazhdojë rrugën e tij politike, derisa t’i sheh ata prapa grilave sepse aty e kanë vendin.
Ai tha se Veseli e Thaçi nuk janë për stabilitet ekonomik, nuk janë për stabilitet, duhet të japin llogari pse nuk kemi siguri në veri.
“Kam llogarit të largohem nga skena politike, por kur shoh këtë hipokrizi nga njerëzit që kanë qenë nga lufta, por që kanë dështuar, para publikut paraqiten si hero por janë frikacak që e kam ditë që juve do të iu lënë në luftë, prandaj kam dyshuar kur janë votu kryetari i kuvendit, kryeministri dhe presidenti. Këta ju lënë në rrugë, zoti Veseli, zoti Thaci, ju jeni arsyeja që më bën të vazhdoj në këtë Kuvend. Ndoshta tash jeni fitimtar por ju më bëni të qëndroj këtu derisa të iu sho juve prapa grilave, ju aty e keni vendin, nuk është ky mocion i juaji, është mocion i juaji”, tha ai./KosovaPress/





















