Kuzhina

Qofte patatesh me proshutë

Përbërësit (masat varen nga sasia e qofteve që doni të bëni) për rreth 10 qofte mesatare: 4-5 patate, 10 feta proshutë, Mocarel, Kripë, piper, vezë, Bukë të grirë

Përgatitja:

Zieni patatet deri sa të jenë zbutur plotësisht. Pastrojini nga lëkura dhe shtypini mirë. Shtoni kripë dhe piper. Merrni një sasi të caktuar dhe formoni format e qofteve duke u përpjekur të vendosni në mes 1 fetë proshutë dhe 1 fetë mocarel. Kalojini në vezë e më pas në bukë të grirë dhe skuqini. /living.al