Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Jeton Shala, i ka dorëzuar sot Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare gjashtë serume kundër kafshimit të gjarprit (serum anti-viperum).
“Këto serume do të mund të përdoren në rast se ka nevojë për to për pacientët eventual të kafshuar nga gjarpri..
Ai i ka siguruar këto serume përmes kontakteve me autoritetet shëndetësore të vendeve fqinje, në përpjekje për të mbështetur shërbimet shëndetësore për sigurimin e këtyre serumeve, duke ditur numrin e kufizuar të tyre, që posedojnë institucionet shëndetësore.
Personeli I Klinikës Infektive ka falënderuar kryeshefin Shala për këtë donacion, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka hapur procedurat e rregullta të tenderimit për të siguruar sasi shtesë të këtij serumi”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave./Gazeta Express/





















