Aktuale

QKUK: Nuk pati dëme nga zjarri

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpjeguar se zjarri që shpërtheu dje në Klinikën e Radiologjisë, nuk ka ndodhur në vendet ku janë aparaturat mjekësore por në një zyre të doktorëve.

Sipas QKUK-së, menjëherë ka reaguar ekipi zjarrfikësve të QKUK-së, i cili ka lokalizuar zjarrin dhe nuk ka pasur asnjë dëmtim në aparatura të kësaj klinike, meqë bëhej fjalë për zyre pune dhe jo Klinikën ku ndodhen aparaturat./KP