Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të QKUK bën të ditur, se që nga dita e enjte klinikat kirurgjike në QKUK, janë raportuar dy raste të vdekjeve të ndodhura gjatë operacionit.
QKUK njofton se përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) më bllokun e klinikave kirurgjike.
Ndërkohë që ky institucion shëndetësor përmes një njoftimi për opinionin, deklaron se se janë duke u zhvilluar normalisht punët në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)
Ky është njoftimi i plotë i QKUK’së:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë.
Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.
Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion.
Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit.
Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.
QKUK, kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.