Të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur një foshnje të cilës nuk i dihet ende gjinia.
Për këtë lindje të pazakontë është prononcuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili tha se pacientja ka pasur një lindje normale .
“Foshnja ka lindur para kohe dhe peshon 995 gr. Pacientja ka pasur një lindje normale mirëpo tani foshnja është duke u trajtuar në repartin e Neonatologjis dhe është diagnostifikuar me Syndroma Hyperplasia e gjëndrres mbiveshkore“, tha Ismajli për RTV21.
“Që të caktohet sakt gjinia duhet të bëhet kariograni”, shtoi ai. Për më shumë detaje rreth këtij rasti, drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, sot në orën 12:00 do të mbajë një konferencë për shtyp.