Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njofton se në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, , është pranuar për trajtim një pacient si pasojë e plagosjes me armë zjarri në krah.
I plagosuri menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Pas ekzaminimeve mjekësore, vërtetohet se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri.
“I njëjti është dërguar për ekzaminim me Tomografi të kompjuterizuar (CT) dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësor”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/