Rajon & Botë

Qindra persona notojnë në temperatura nën zero në Angli, për të mbledhur para për bamirësi (Video)

Më shumë se 300 persona vendosen që të marrin pjesë në Notimin Vjetor në “Doxing Day” në Cromer të Anglisë.

Kjo ngjarje ka më shumë se 30 vjet që mbahet dhe ka mbledhur mijëra funte për bamirësi deri më tani, transmeton Express.

Këtë vit, notuesit mblodhën më shumë se 2.500 funte për RNLI në këtë qytet.

“Nuk më kishte shkuar mendja se do ta bëja, por në fakt s’ishte aq keq”, tha njëra nga pjesëmarrëset.

Ndërsa një pjesëmarrës tjetër ka thënë se ka notuar në përkujtim të babait të vet. Ai ka shtuar se familja e tij e ka pasur traditë të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe se ata do ta vazhdojnë traditën./Express/