Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tri ditë ka pranuar gjithsej 576 pacientë që kanë kërkuar shërbime të ndryshme shëndetësore.
Prej numrit të përgjithshëm, me datë 14 dhjetor kanë kërkuar ndihmë 212 pacientë, me 15 dhjetor 206 pacientë dhe me 16 dhjetor 158 pacientë.
Kurse gjatë tri ditëve, ka pasur gjithsej 48 pacientë që kanë kërkuar shërbime shëndetësore si pasojë e aksidenteve në trafik.