Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, për një tubim për të protestuar kundër tentativës së grusht shtetit në muajin e kaluar.
Presidenti turk Rexhep Tayjiip Erdogan do të jetë së bashku me udhëheqësit e opozitës ku priten për të iu adresuar turmës, raporton BBC.
Më shumë se 270 njerëz kanë vdekur në ngjarjet e 15 dhe 16 korrikut.
Turqia ka arrestuar e shkarkuar mijëra njerëz të dyshuar për mbështetje të tentativës së grushtit të shtetit, transmeton KosovaPress.
Vendet perëndimore kanë kritikuar reagimin e qeverisë ndaj grushtit të shtetit.