Aktuale

Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin (Foto)

Me moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, për dy ditë radhazi, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të gjithë mërgimtarët, të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë

Qindra bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës, janë njohur nga afër me ambientet e brendshme të këtij institucioni dhe janë takuar me përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.

Bashkatdhetarët kanë shprehur emocione të veçanta për mundësinë që iu ofrua atyre të shohin nga afër mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.