Rajon & Botë

Qeverisja e Spanjës mision gati i pamundur për Pedro Sanchez

Legjislatura përfundon në mes të vitit 2020, por shumë analistë parashohin se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Spanjë vitin e ardhshëm.

Si President i ekzekutivit, të grupit më pakicë në gjithë historinë e Spanjës demokratike deri më sot, socialisti Pedro Sanchez do ta këtë shumë të vështirë të qeverisë në mënyrën e duhur me Spanjën transmeton Gazeta Express.

Ai do të ketë gjithmonë kritika nga e majta radikale në parlament, nga katalanët, si dhe nacionalistët baskë. Këto janë sfidat e para politike me të cilat ai duhet të përballet.

Me vetëm 84 deputetë të Partisë Socialiste të Sanchez, ai do të ketë shumë të vështirë

të qeverisë pasi që është shumë larg të qenurit shumicë absolute prej 176 vendeve në parlament. Po ashtu do të jetë minoritar në koalicion në tetë forca politike brenda parlamentit spanjoll që i kanë ndihmuar për të ardhur në krye të qeverisë.

“Të qeverisësh me një mbështetje kaq të dobët, pa dyshim që do të krijojë jo stabilitet brenda këtij ekzekutivi” ka shkruar këtë të premte, gazeta spanjolle në El Pais në editorialin e tyre. Deri atëherë iniciativat e e suksesshme të qeverisë së Sanchez mund të jenë në reformën për drejtësi, siguri, si dhe disa çështje të tjera./GazetaExpress