Aktuale

Qeveria vlerëson të paligjshëm vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Tre nga anëtarët e bordit të drejtorëve të stacionit të autobusëve në Prishtinë, një ndërmarrje lokale kjo nën menaxhim të Komunës së Prishtinës ditë më parë kanë marrë vendim që të shkarkojnë drejtorin ekzekutiv të kësaj ndërmarrje publike lokale.

Por, vendimi i marrë nga vetëm këta tre anëtarë të bordit, që siç merr vesh Express ishin Flamur Zeqiri (LDK), Gani Sopi (LDK) dhe Sherif Sejdiu (PDK) është konsideruar i kundërligjshëm nga ana e Qeverisë Qendrore.

Megjithëse njësia për monitorimin e ndërmarrjeve publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik konsideron që drejtpërdrejtë ata nuk përzihen në menaxhimin e ndërmarrjeve lokale, ata kanë dhënë një opinion në rastin konkret, ku drejtori ekzekutiv i stacionit të autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku është shkarkuar nga vetëm një pjesë e bordit.

Në opinionin e tyre thuhet se vendimi për ta shkarkuar Çitakun është marrë në kundërshtim me legjislacionin ën fuqi.

Express sejll të plotë opinionin e MZHE’së.