Gjashtëmbëdhjetë orë rrugë më shumë ka bërë bashkatdhetari M. D., derisa ka arritur në Kosovë.
Rrugën prej Munichut të Gjermanisë deri në Prishtinë, të cilën në kushte normale e ka përshkuar për afro 14 orë, kësaj radhe i janë dashur gati 30 orë.
Pritjet e gjata e kanë shoqëruar atë në dy pika kufitare, në atë ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe në mes Kosovës e Serbisë.
“Diku tetë orë kam pritur në kufirin e Hungarisë me Serbinë. Po kaq orë edhe në Merdare. Zakonisht këtë rrugë e kam kaluar për 14 orë, pa pushim”, ka sqaruar ai për “Kohën Ditore”.
Bashkatdhetari, i cili nuk deshi t’i përmendej emri, ka thënë se këto pritje ishin të qëllimshme nga autoritetet serbe.