Aktuale

Qeveria ua vazhdon mandatin dy sekretarëve të ministrive dhe Kryeinspektorit të Punës

Qeveria në largim ka aprovuar vendimin për vazhdimin e mandatit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Syla.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka thënë se Këshilli për Pozita të Larta Drejtuese ka propozuar vazhdimin e pozitës së sekretarit Syla, raporton Ekonomia Online.

Sipas Kelmendit, Syla ka treguar vigjilencë në punë dhe është propozuar që mandati t’i vazhdohet.Mandati i është vazhduar edhe Arben Çitakut, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu Kelemendi ka paraqitur propozim-vendimin për vazhdimit të mandatit të sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitakut.Përveç dy sekretarëve qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe vazhdimin e mandatit të Kryeinspektorit të Punës, Basri Ibrahimit, EO.Edhe ky propozim-vendim ka ardhur nga Këshilli për Pozita të Larta.