Rajon & Botë

Qeveria turke: Zyrtarët turq të padëshiruar

Qeveria holandeze ka bërë të ditur sot se zëvendësi i kryeministrit turk Tugrul Turkes nuk është i mirëseardhur në Holandë në festën që do të mbahet në këtë vend me rastin e përvjetorit të puçit të pasuksesshëm, që e mban diaspora turke.

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës thuhet se prezenca e turqve ose anëtarëve tjerë të Qeverisë turke “është e padëshiruar duke marr parasysh në rrethanat aktuale dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve”, transmeton Reuters.