Qeveria e Kosovës, nuk arriti të mbante mbledhjen të cilën e kishte planifikuar gjatë ditës. Arsye thuhet të ketë qenë mungesa e ministrave, të cilët duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës.
Komunikata e plotë e Qeverisë:
Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës e paraparë të mbahet sot nuk është zhvilluar për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, të parapara në këtë mbledhje.
Ndërkaq, të pranishëm në mbledhje kanë qenë ministra nga LDK-ja, PDK-ja dhe parti të tjera.