Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim që të themelojë komisionin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, i cili do të përbëhet nga shumë institucione si Akademia e Shkencave të Kosovës , nga Fakulteti Matematiko-Natyror, Agjencia e Statistikave, KOSTT, parti opozitare dhe institucione tjera.
Ky komision do të mbikëqyret nga ndërkombëtarët si Bashkimi Evropian, KFOR-i, EULEX-, etj.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi edhe kërkesën për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave për menaxhimin e Integruar të kufirit( IBM) pikat kufitare Bërnjak, Merdar dhe Mutivodë.
Qeveria e miratoi edhe planin i cili parasheh masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit si dhe shqyrtimin e vendimit për veturat e vjetra, cilësinë e derivateve të naftës, lëndët djegëse në ekonomitë familjare, etj./KosovaPress/