Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues Ndërinstitucional për avancimin e rrugës integruese të Kosovës, në organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior NATO, raporton Ekonomia Online.
Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se propozimi do të jetë afatgjatë, si dhe grupi do të fokusohet në zhvillim dhe anëtarësim në NATO.
“Propozimi mbështet në qëllimin afatgjatë të Kosovës në anëtarësimin në NATO, për të dëshmuar zhvillimin e suksesshëm grupi punues do të fokusohet në zhvillim dhe anëtarësim të grupit të Kosovës”.