Aktuale

Qeveria: Takimi Mustafa-Markoviq ishte miqësor

Pas lajmit të publikuar në mediat shqiptare për takimin e papritur në mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Malit të Zi Dusho Markoviq në Shkodër, qeveria e Kosovës ka dërguar një komunikatë për media.

Sipas komunikatës nga kryeministria, takimi ishte miqësor, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi.

“Dy kryeministrat biseduan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve”, thuhet në komunikatë.

Sipas qeverisë, Mustafa dhe Markoviq biseduan edhe për zhvillimet tjera aktuale në rajon.

Ndryshe, në media është raportuar se temë e bisedimeve e te dy kryeministrave besohet te ketë qenë edhe çështja e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. /KosovaPress/