Aktuale

Qeveria sot pritet ta procedojë rishikimin e buxhetit

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohet dhe miratohet rishikimi i buxhetit.

Pas miratimit, rishikimi i buxhetit do të dërgohet në Kuvend, për debat dhe miratim në njërën nga seancat të cilën e cakton kryesia e Kuvendit.

Përndryshe, Qeveria në fillim të kësaj jave ka mbajtur mbledhjen e saj, ku është shqyrtuar dhe miratuan programi katër vjeçar i Qeverisë./KosovaPress/