Rajon & Botë

Qeveria siriane s’e pranon propozimin e OKB-së për armëpushim në Aleppo

Qeveria e Sirisë e ka refuzuar sot një propozim të Kombeve të Bashkuara (OKB), për t’i dhënë fund luftimeve të ashpra në qytetin Aleppo.

Në bazë të planit, lindja e Alepos, që kontrollohet nga rebelët, do të mbesë nën kontrollin e opozitës, nëse tërhiqen luftëtarët rebelë, transmeton Express.

Por, Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Muallem, i cili u takua sot me të dërguarin special të OKB-së në Siri, e ka quajtur planin shkelje të sovranitetit kombëtar të Sirisë.

Më herët gjatë ditës, tetë fëmijë vdiqën në perëndim të Aleppos, i cili kontrollohet nga qeveria, pasi rebelët bombarduan një shkollë, sipas mediave vendore.

Ndërkohë, në një zonë të rebelëve, një bombë e ka vrarë një familje gjashtë-anëtarësh, sipas aktivistëve./Express/