Rajon & Botë

Qeveria ruse goditet nga një sulm kibernetik

Një sulm profesional kibernetik ka goditur qeverinë ruse, thotë shërbimi i inteligjencës së vendit.

Virusi spiun “cyber” u gjet në rrjetet e 20 organizatave, tha Shërbimi i Sigurimit Federal, shkruan BBC.

Raportohet se ky sulm vjen pas akuzave të ShBA-së ndaj Rusisë për shkeljen e të dhënave në Partinë Demkratike në ShBA.

Qeveria ruse e kishte mohuar përfshirjen duke e quajtur “helm anti- rus” retorikën e Washingtonit, transmeton KosovaPress.

FSB-ja nuk ka treguar se kush besohet të jetë përgjegjës për piraterinë në rrjetet ruse, duke thënë se bëhet fjalë për virusin spiun “cyber”, pa dhënë hollësira të tjera.