Qeveria e Kosovës edhe më tej tregohet e heshtur, ndonëse në territorin e saj më 2 prill do të organizohen zgjedhjet presidenciale të Serbisë
Pavarësisht kësaj, Beogradi i ka përfshirë në hartën e vet elektorale edhe disa komuna të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë proces në emër të Serbisë pritet ta menaxhojë misioni i OSBE-së, i cili do të quhet operacion i grumbullimit të votave.
Që kur kanë nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, gazeta ka kërkuar sqarime në Qeverinë e Kosovës, por nuk janë përgjigjur. Bajram Gecaj, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë shkurtimisht të enjten se “ende nuk ka asgjë”.
Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka ndërmarrë edhe veprime të tjera që prekin sovranitetin e Kosovës.