Ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, Qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinajt, vazhdon të jetë në detyrë.
Kjo qeveri nesër në orën 13:00 do të mbajë mbledhjen e 117-të me radhë.
Rendi i ditës:
- Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Reduktimin e Barrës Administrative (Reduktim i Burokracisë) (ZKM)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues për inicimin e procedurave ligjore për themelimin e Zonës Ekonomike Zvicerane (ZKM)
- Shqyrtimi i Programit për Reforma në Ekonomi për vitin 2020 (MF)
- Shqyrtimi i Projekt Rregullores për Standardet e Organizimit të Brendshëm, Sistematizimin e Vendeve të Punës dhe Bashkëpunimi në Institucionet e Administratës Shtetërore dhe Agjencitë e Pavarura (MAP)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministri të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë “Krijimi i Qendrave e-testuese dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve të e-Arsimit për arsimin para universitar në Kosovë (MF)
- Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve dhe mallrave (MIT)
- Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës deh Teknologjisë të Republikës së Kosovës lidhur me Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright (MAShT)
- Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të Ministrave për Ndërmarrjet Publike për trajtimin e mjeteve lëvizëse të regjistruara si pronë e Hekurudhave të Kosovës ë gjinden në Kroaci dhe trajtimin e mjeteve lëvizëse të regjistruara si pronë e Hekurudhave të Kroacisë që gjinden në Kosovë, bazuar në kërkesën e NP Trainkos Sh.A të datës 26 qershor 2019 (MZhE)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK-SH.A), Zona Kadastrale: Shipitullë, Komuna Obiliq (MMPH)
- Shqyrtimi i Projekt-rregullores për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (MM)
- Të ndryshme






















