Aktuale

Qeveria në detyrë iu hap rrugë shpronësimeve në Hade e Shipitullë

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për shpronësimin e pronave në Hade e Shipitullë për nevojat e KEK-ut, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në largim Isa Mustafa, ka thënë, mas miratimit të propozimit të MMPH-së, janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike.