Aktuale

Qeveria ndan 70 mijë euro për festën e Pavarësisë

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka marr vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për shënimin e këtij përvjetori Qeveria ka ndarë 70 mijë euro ndërsa kryetar i Këshillit Organizativ është emëruar ministri i Kulturës Kujtim Shala.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe platforma vjetore e politikës së inteligjencës dhe sigurisë për vitin 2017 si dhe një sërë propozim-vendimesh dhe projektligjesh./KosovaPress/