Aktuale

Qeveria ndan 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave të tjera emergjente të ndërmarrjes publike qendrore Aeroporti i Gjakovës.

Qeveria po ashtu ka miratuar projektligjin për inspektoratin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili prezantoi projektligjin për inspektoratin shëndetësor tha se përmes këtij projektligji Ministria e shëndetësisë forcon rolin e saj mbikëqyrës./KosovPress/