Qeveria në detyrë ka miratuar propozim vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave në zonën Hade dhe Shipitullë. Zonë kjo e cila do të përdoret nga KEK për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.Në këtë vendim nuk kanë hyrë 6 pronarë, pronat e të cilëve kanë pranuar të zhvendosen.
Në këtë projekt nga 17 prona sa është paraparë do të hyjmë vetëm 11, raporton Ekonomia Online.Qeveria e në detyrë ka miratuar Projekt-rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se kjo rregullore do të lehtësoj punën për integrimin e personave të riatdhesuar.
“Duke pas parasysh rëndësinë e kësaj rregullore e cila do të bëjë më të lehtë punën e riintegrimin e personave të riatdhesuar”, Hyseni.Qeveria miratoi gjithashtu edhe propozim vendimin për shqyrtimin e me tejme të kërkesës për shpronësim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, pika kufitare Merdar në komunën e Podujevës, raporton EO.