Aktuale

Qeveria miraton projektligjin për TVSH’në

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ndryshimi i ligjit është bërë me qëllim të heqjes së barrës ndaj bizneseve.

“Bizneset do të kenë likuidet më të madh. Do të jetë i liruar nga të gjitha interesat që i kanë paguar deri më sot”, tha Hamza.

E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndryshimet e bëra në Ligjin për TVSH-në janë lajmi më i mirë për të gjithë.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm për vendin, për sipërmarrësit për prodhuesit për të gjithë të tjerët”, tha Haradinaj.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe vendimin për kursime, ndarje dhe transfere buxhetore. Ky vendim ka rrjedh për shkak ta pamundësisë për të bërë rishikimin buxhetor në mes të vitit.

the authorBurbuqe Metolli