Aktuale

Qeveria miraton Kodin e ri Penal, parashihen masa të ashpra për veprat e korrupsionit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Kodin e Ri Penal. Kështu ky kod i është dërguar edhe Kuvendit për miratim.

Ministri Abelard Tahiri ka thënë se ndryshinet e bëra do të ofrojnë standarde te një shteti të së drejtës.

Ai ka thënë se ndryshimet i japin një dënim të lartë veprave korruptive të kryera nga zyrtarët shtetëror.

Sipas Kodit të ri penal një person qa ka përgjejgësi publike nëse shpallet fajtor i ndalohet marrja e ndonjë posti në institucione publike për 10 vjet, raporton lajmi.net

Tahiri ka thënë se me ndryshimet e reja janë hartuar 20 nene të reja për marrje me terrorizem.

Kryeministri Haradinaj për miratimin e Kodit Penal ka thënë se është një ditë e rëndëshime ku Qeveri shpreh vendosmerinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Kodi Penal do dërgohet në Kuvend për miratim. /Lajmi.net/